Një punëtor ndërtimtarie rrezikon të dënohet me burgim pasi është fotografuar duke punuar i pasiguruar në një skele të një ndërtese të lartë.
Terrance Murray, 27-vjeçar, po punonte në një objekt gjashtë kate kur një i panjohur e fotografoi dhe njoftoi inspektoratin e sigurisë.
Murray nga Manchesteri mund të dënohet deri në gjashtë muaj burgim pasi pranoi se ka shkelur rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Ai po punonte në rinovimin e dritareve të kësaj ndërtese.