Kumanovë, 3 korrik – Ekipet me makineri sot filluan pastrimin e mbetjeve që i shkaktoi treni transportues i cili doli nga binarët në afërsi të Çerkezit të Kumanovës. Komunikacioni ende është i ndërprerë.
Sipas paralajmërimeve, do largohen mbetjet, vagonët të cilët nuk janë të dëmtuar do të kthehen në stacionin hekurudhor, ndërsa ato që kanë dalë nga binarët do të largohen nga ajo pjesë e hekurudhës, pas së cilës do të sanohen edhe dëmet tjera.
Vendin e aksidentit dje e vizituan zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe drejtori i infrastrukturës HM Irfan Asani të cilët thanë se inspektimi do të bëhet nga institucionet kompetente Transporti i hekurudhave të Maqedonisë, Hekurudha e Maqedonisë Infrastruktura, MPB dhe PTHP menjëherë do të fillojnë sanimi i pasojave, largimi i vagonëve, ngarkesës, kabllove.
Fatkeqësia ka ndodhur dje rreth orës dy pas mesnate, kur një tren transportues ka dalë nga binarët, nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa është shkaktuar dëm materialë.