Punimet në Autostradën Prishtinë- Han i Elezit janë duke vazhduar. KALLXO.com ua sjell disa fotografi ku shihen punimet që janë duke u bërë në ndërtimin e urave gjigante të autostradës “Arbën Xhaferi”. Kontrata për këtë autostradë fillimisht i ka kushtuar Qeverisë së Kosovës 600 milionë euro. Ndërtimin e kësaj autostrade është duke e bërë kompania Bechtel & Enka, e cila e ka ndërtuar edhe autostradën për në Shqipëri. Gjatë punimeve në këtë autostradë ka pasur edhe punëtorë që kanë vdekur e janë lënduar gjatë kryerjes së punës.