Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në bashkëpunim dhe me mbështetje të Komisionit Evropian përmes instrumentit, TAIEX organizon punëtori me temë “Vlerësimi i rrezikut nga korrupsioni në institucionet e sektorit publik – konfirmimi i rrezikut nga korrupsioni dhe rreziqet tjera joetike, si dhe planifikimi i zgjidhjeve dhe masave për tejkalimin e tyre”.
Qëllimi i punëtorisë është që hapur të diskutohet për rreziqet nga korrupsioni në menaxhim, konfirmimi i tyre, vlerësimi dhe tejkalimi, si dhe theksimi i strukturave institucionale, sistemeve dhe proceseve të cilat munden më shumë t’i ekspozohen korrupsionit.
Gjithashtu, në punëtori do të këmbehen përvojat pozitive dhe praktikat e mira për ndërtim të integritetit institucional dhe personal në sektorin publik dhe planifikimin e zgjidhjeve efektive dhe mekanizmat për uljen dhe parandalimin e rreziqeve nga korrupsioni.