Si ta vëreni nëse ndonjë fëmijë ka probleme me zhvillimin, kur duhet të interevenohet dhe si është të jetohet me aftësinë e kufizuar, janë vetëm disa prej pyetjeve në të cilat duhet të përgjigjet në punëtorinë e sotme “Su për barazi” që e organizon Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut në Republikën e Maqedonisë. Në punëtori do të flitet edhe për shëndetin riprodhues seksual të personave me aftësi të kufizuara, si dhe për të drejtat dhe shërbimet e tyre.
Qëllimi i ngjarjes është këmbimi i përvojave midis personave dhe prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe motivimi për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore dhe kulturore. Punëtoria organizohet në kuadër të projektit “Mbështetje prej shoqërisë civile ndaj politikave për kohezion social dhe diversiteteve”, i mbështetur prej Ambasadës së Britanisë në Maqedoni. Mysafirë në ngjarje do të jenë valltarët e studios për vallëzim për persona me aftësi të kufizuara “Larondina” nga Britania e Madhe.