Qendra për Sindromin Daun (DSC) sot në Dhomën publike organizon punëtori kreative për miqtë, të cilët dëshirojnë të shoqërohen me persona me Sindromin Daun.
Qëllimi i punëtorisë është që përmes shoqërimit të përbashkët me persona me Sindromin Daun, të përpunohen stoli, kartela zbukuruese dhe sende të tjera të estetizuara nën patronazhin e moderatorëve Olika Selivon, Aleksandra Zinovski-Viliq dhe Elizabeta Petkovska. Këto sende pastaj do të eksponohen në stendë në kinotekën e Maqedonisë, më 20 mars dhe do të ofrohen për shitje si pjesë e ngjarjes të cilën e përgatisin për shënimin e 21 Marsit – Ditës botërore të Sindromit Daun.
Punëtoria, si dhe të gjitha ngjarjet tjera të cilat janë në organizim të Qendrës për Sindromin Daun është e hapur për të gjithë personat me Sindroimin Daun (pavarësisht moshës), për familjet dhe miqtë e tyre. Materialet për punëtorinë janë siguruar nga Lajons klub Alfa Shkup.