Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me ekspertë të Bankës Qendrore Evropiane dhe Sistemit Evropian të Bankave Qendrore, sot organizoi punëtori me temë “Menaxhim me të dhënat për nevoja statistikore të bankave qendrore dhe besueshmëri të të dhënave statistikore”.
“Një ndër prioritetet strategjike të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë është avancimi i vazhdueshëm i cilësisë të statistikës përmes zbatimit të standardeve statistikore ndërkombëtare të cilat në periudhën e pas krizës e theksojnë nevojën për sigurimin e të dhënave më të hollësishme, më të përgjithshme më të shpeshta statistikore, në këtë rast duke llogaritur për barrën e raportimit të subjekteve ekonomike”, theksoi guvernatorja e BPRM-së, Anita Angellovska-Bezhovska në hapjen e punëtorisë.
Nga BPRM kumtuan se sesioni i parë i punëtorisë është përkushtuar në rregullativat dhe praktikat për sigurimin e qasjes racionale deri te të dhënat statistikore dhe për mbrojtjen e besueshmërisë së tyre në eurozonë si tërësi, si dhe në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian. Në këtë rast, vëmendje e veçantë është përkushtuar në bashkëpunimin midis Drejtorisë së Përgjithshme të Statistikës të BQE-së dhe shërbimit statistikor të BE-së – Eurostat, si dhe mes BQE-së dhe bankave qendrore të shteteve anëtare të BE-së, në pikëpamje të mënyrës dhe kushteve nën të cilat shkëmbehen të dhënat e grumbulluara për qëllime statistikore. Ekspertë të BPRM-së, si dhe nga Enti Shtetëror i Statistikës dhe Ministrisë së Financave, në suaza të këtij sesioni kanë pasur mundësi të ndjekin prezantime përmes të cilave, krahas rregullativës dhe përvojës evropiane të BQE-së, janë prezantuar edhe përvojat e bankave qendrore të Luksemburgut dhe të Austrisë.
Sesioni i dytë është përkushtuar në nevojën e menaxhimit përkatës me të dhënat në kulturën bashkëkohore organizative dhe trajtimin e të dhënave si resurs jashtëzakonisht i vlefshëm, me vështrim të veçantë të strategjisë, vendosjes dhe praktikave organizative për menaxhim me të dhëna të BQE-së. Veç e veç janë shqyrtuar edhe sfidat e tanishme dhe të ardhshme të BQE-së, lidhur me proceset e ndryshme të lidhura me sigurimin e cilësisë, arkitekturës përkatëse, modelit, ruajtjes, shkëmbimit dhe shfrytëzimit aktiv të të dhënave nga ana e shfrytëzuesve, me ç’rast thelb është vendosur në nevojat specifike të cilat dalin nga funksionet e bankave qendrore.
Në periudhën e kaluar, BPRM-ja ka organizuar një sërë të seminareve, punëtorive dhe ligjëratave në tema aktuale nga fusha e statistikës. Kjo punëtori e cila ende është një konfirmim për komunikim dhe bashkëpunim të suksesshëm të BPRM-së me BQE- dhe SEBQ është vetëm një ndër ngjarjet e planifikuara kushtuar statistikave, me të cilat do të vazhdohet edhe në periudhën e ardhshme, informojnë nga BPRM-së.