Pas veshjeve edhe këpucët firmë të Ivanka Trump ‘Made in China’ përfundojnë në shënjestër për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut. Bazuar në një investigim të ‘Associated Press’, në Ganzhou Huajian International Shoe City Co, e cila prodhon markën e këpucëve të vajzës së Presidentit Trump, hidhen akuza të forta. Punëtorët rrihen deri në gjakosje, goditen në kokë me takat e këpucëve dhe detyrohen të punojnë për orë të tëra dhe paguhen me 1 dollar ora. Fabrika është ndër më të këqijat në Kinë, për sa i takon dhunimit të të drejtave të punëtorëve, të cilët detyrohen të paguajnë paga të rrema, nën kërcënimin se do pushohen nga puna. Abigail Klem, president i firmës së Ivanka Trump, deklaroi se qysh prej muajit mars ka ndërprerë prodhimin.