Numri i shtetasve të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian të cilët punojnë në Britani të Madhe, nga viti i kaluar përfundimisht me shtatorin, është zvogëluar për 132.000 në 2,25 milion, që paraqet rënie më të madhe të numrit të fuqisë punëtore në nivel vjetor, kumtoi Agjencia kombëtare britanike për statistikë.
“Zvogëlimi drastik i numrit të punëtorëve emigrantë nga BE-ja vitin e kaluar, tregon se tregu britanik për fuqi pune tashmë fillon të ndërrohet edhe para Bregzitit”, deklaroi Stefan Klark, analist ekonomik në fondacionin “Rezolushën”.
Shtetasit e BE-së të cilët jetojnë në Britani të Madhe janë të pasigurt për vendet e tyre të punës pas vendimit për Bregzit.