Me planin operativ për program aktiv dhe masa për punësim dhe shërbime të tregut të punës vjet janë përfshirë 6374 persona. Është realizuar 95 për qind e planit, ndërsa për zbatimin e saj janë shpenzuar miliarda denarë.
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Milla Carovska sot në pres konferencë tha se është e kënaqur me realizmin e planit duke shtuar se është e rëndësisë së madhe që nga numri i përgjithshëm, 3.359 ose 53 për qind janë të rinj deri në 29 vjeç.
“Plani operativ për program aktiv dhe masa për punësim dhe shërbime në treg për vitin 2018 paraqet shembull të shkëlqyeshëm për barazi gjinore, në të 54 për qind ose 3.456 persona nga pjesëmarrësit në programet aktive dhe masat për punësim kanë qenë gra, që për ne paraqet sukses dhe kontribut të madh për inkluzivitet më të madh të gruas në tregun e punës”, ka thënë Carovska.
Në programin e praktikës kanë qenë të përfshirë 1.263 të papunë deri në 34 vjeç. Është vërtetuar se ajo masë jep rezultate të larta dhe është shndërruar në ligj e cila është në procedurë parlamentare.
Sipas drejtores së Agjencisë për punësim, Biljana Jovanovska, vitin e kaluar ka pasur interesim të madh për programet dhe masat që mundëson punësim direkt. Përmes programit “Vetëpunësim”, biznes personal kanë hapur 1.191 persona, masa “Subvencionim të pagave” ka mundësuar të punësohen 759 persona, ndërsa përmes masës “Punësim dhe rritje të subjekteve juridike” vende të punës kanë fituar 374 persona.
“I madh ka qenë interesi tek personat e papunë për pjesëmarrje në trajnimet për përfitim të njohurive kompjuterike, ku për aftësi bazë kompjuterike janë paraqitur 139 persona, ndërsa 100 për aftësi të avancuara”, ka thënë Jovanovska.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me kuadrin e kualifikuar në tregun e punës, ajo ka udhëzuar në anketën e fundit të Agjencisë për punësim mes punëdhënësve ku 62 për qind nga 1.882 të anketuar kanë thënë se kanë nevojë për 18 mijë punësime