Brazili, 27 korrik – Punonjësit shëndetësorë brazilianë sot kërkuan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare të inicojë hetim për përgjigjen e presidentit brazilian Zhair Bolsonaro për pandeminë Kovid-19, për të cilin thonë se paraqet vepër penale kundër njerëzimit.
Kërkesa e shtruar në Gjykatën në Hagë nga ana e sindikatave që paraqesin më shumë se një milion të punësuar në Brazil.
Sindikatat e akuzojnë liderin djathtist për “neglizhencë në menaxhimin me krizën e pandemisë, duke e vënë në rrezik jetën e punonjësve shëndetësorë dhe pjesëtarët e shoqërisë braziliane”.
Sipas sindikatave, presidenti brazilian e ka inkurajuar tubimin e mbështetësve të tij, u është afruar pa maska dhe ka reklamuar trajtim kontravers për shërim, ndërsa sjellja e këtillë, sipas tyre, i ka rritur rreziqet nga përhapja e infektimit në vend.
Brazili është vendi më i prekur në botë nga pandemia e koronavirusit, me më shumë se 2,4 milionë raste të të infektuarve dhe me rreth 87.000 të vdekur.