Kumanovë, 4 gusht – Punëdhënësit t’i respektojnë rekomandimet e dhëna prej ministrive kompetente për mbrojtjen e punëtorëve për shkak të kushteve të pavolitshme të motit, gjegjësisht fazën e shpallur portokalli, porositi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, e cila mori pjesë në shënimin e fillimit të rikonstruimit të ish “Shtëpisë së pionierëve” në kopsht. “Prej sot deri të dielën është faza portokalli. Ministria e Shëndetësisë publikoi, ne ndërmorëm, i informuam në Inspektoratin shtetëror të punës, përsëri publikuam kumtesë se të gjithë punëdhënësit janë të obliguar t’i respektojnë rekomandimet. Dhamë edhe telefon celular dhe i lus të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë të denoncojnë në atë telefon dhe inspektorët kujdestarë do të jenë në terren gjatë gjithë fundjavës”, deklaroi ministrja Carovska. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, nëse deri më tani ka pasur ankesa, tha se deri tek ajo nuk ka arritur, por shfaqi bindje se kanë arritur ankesa në Inspektoratin shtetëror të punës. “E dini se shumë vështirë punëdhënësit i respektojnë dispozitat, por është shumë e rëndësishme, punëtorë të shëndoshë të cilët janë të aftë për punë i nevojiten Maqedonisë dhe prandaj është e rëndësishme t’i mbrojmë në momente të tilla, të respektohen rekomandimet është rekomandimi im si ministre”, theksoi Carovska.