Punë ofrojnë, por s’e tregojnë pagën

9

Shkup, 7 nëntor – Shumë vende për punë ofrohen, por paga nuk dihet. Në shumë internet portale çdo ditë publikohen konkurse për vende të lira pune, për të cilat kërkohen njohuri adekuate, aftësi, arsimim dhe kritere të tjera. Por, shumë nga publikimet, sidomos ato të kompanive private, nuk janë tërësisht në përputhje me normave ligjore, gjegjësisht nuk i përmbajnë të gjitha të dhënat e nevojshme. Përveç përshkrimit të vendit të punës, profilit personal dhe kualifikimeve të cilat kërkohen, ofertuesit shumë rrallë tregojnë se sa është paga fillestare, cili është orari i punës dhe orari i orëve të punës javore. Në shumë publikime, sa i përket pagës, shkruhet se kjo do të dakordohet në marrëveshje me punëdhënësin. Me fjalë të tjera, nuk respektohet detyrimi nga Ligji për marrëdhënie pune, sipas së cilit, kur punëdhënësi punëson nëpërmjet shpalljes publike, ai është i obliguar që të saktësojë pozitën e vendit të punës, kushtet të cilat kërkohen për kryerjen e punës, fillimin dhe mbarimin e orarit ditor të punës, orëve javore të punës, si dhe shumën bazë të pagës neto. Ofertuesi i punës ka obligim për njoftimin e pagës përmes konkursit, por Ligji për marrëdhënie pune nuk parasheh sanksione për firmat të cilat nuk e respektojnë këtë. Kjo ndoshta është një nga arsyet e një qaje të këtillë të  firmave të cilat shpallin konkurse për punëtorë. Praktika e këtillë është konfuze për personat të cilët kërkojnë punë, pasi për ato ka rëndësi informacioni se për çfarë page do të punojnë dhe sa orë në ditë.  “I papunësuar jam dhe çdo ditë përcjellë ofertën për vende të lira të punës në portale të ndryshme. Pothuajse në asnjë shpallje nuk shkruan paga fillestare dhe sa është orari i punës. Për këtë jam i detyruar të drejtohem tek…. (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

 

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Comments are closed.