Shkup, 9 prill – Klerikë fetarë, balerinë, magjistra, doktorë shkencash dhe profile të ndryshme të specializuara të punëtorëve radhiten në listën e të papunëve në Agjencinë për punësim, e cila nëse analizohet mirë, pothuajse nuk ka kuadër që nuk mungon në tregun e punës në Maqedoni, shkruan gazeta KOHA. Nga gjithsej 104.958 persona të papunë, të cilët janë deklaruar se në mënyrë aktive kërkojnë punë në janar të këtij viti, rreth 16.319 janë evidentuar vetëm në qendrën për punësim në Shkup. Kësisoj, nëse analizohen profilet e punëtorëve, të cilët ofrohen në tregun e punës si të papunë, mund të konstatohet se të papunë ka prej të gjitha profileve: me arsim të lartë, me shkollë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)