Sipas ligjit për të ardhura personale, nuk ekziston ndonjë lloj i të ardhurave që ka të bëjë me të ardhurat që realizohen përmes platformave digjitale, ndërsa në bazë të mënyrës së shërbimit të kontraktuar, të ardhura do të klasifikohen në bazë të llojeve të të ardhurave që definohen me Ligjin për tatim në të ardhurat personale
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 31 maj – Krijimi i vebfaqeve, përkthime, shitje dhe marketing, dizajni grafik, programues si dhe fushat e tjera të punës në teknologjinë informatike , marketingu video montazhë, këto janë vetëm një pjesë e profesioneve me të cilat kohët e fundit merren të rinjtë nga Maqedonia e veriut duke kërkuar angazhim profesional në internet dhe në veb faqet e specializuara ku ofrojnë shërbimet e tyre për punëdhënësit në tërë botën. Shpesh për këtë punë ata paguhen edhe shumë më shumë se sa fitojnë në mesatare në shtet, shkruan gazeta KOHA. Fitimi i tyre mund të lëvizë prej 10 deri 10 dollarë për një orë pune, ndërsa profesionistët e sprovuara m,und të fitojnë edhe 50 deri 60 dollarë për një orë pune. Të dhënat statistikore tregojnë se edhe ne si shtet ndonëse jemi larg mesatares amerikane ku bile 35 për qind e ekonomisë përbëhet nga të ashtuquajturit frilensera, megjithatë me 3.41 frilensera në 1000 banorë, kemi një numër mjaft të madh të të punësuarve që punojnë vetëm për xhepin e tyre .
Duke folur për përfitimet më të mëdha të mënyrës së re të punës, profesionistët e kësaj lëmie thonë se ndoshta përparësia më e madhe është organizimi i kohës ndryshe si dhe metodat e reja të punës. “Një nga përfitimet më të mëdha është edhe qasja ndaj tregut global të punës ku nuk vlejnë rregulltat alla ballkanase , çdo gjë është qartë e saktësuar dhe mundësitë e mashtrimeve janë minimale . Një punëtor cilësor apo profesionistë i vërtetë në punën e tij mund të llogarisë me fitimin në bazë të diturisë së tij , që vështirë mund ti fitojë si vlerë në tregun vendor të punës”, thotë një nga frilenserat vendor në kushte anonimiteti. Sipas tij, dobësi në këtë punë është legjislacioni jo qartë i definuar, tatimet si dhe pasiguria në vëllimin e punës që e përcjell çdo frilenser në punën e tij.
Duke shpjeguar përfitimet e kësaj pune, një tjetër frilenser shpjegon se përmes komunikimit në bazë ditore përmirësohet edhe niveli i gjuhës angleze. “Me siguri se një nga dobësitë e kësaj pune është edhe pasiguria për shkak se në moshën më të re çdo fitim shtesë është plus. Mirëpo kur keni familje dhe dikush varet nga puna e juaj, edhe siguria e punës luan një rol të madh në angazhimin e juaj. Me fjalë të tjera, nëse nuk keni ndonjë kontratë dhe jeni vetëm një frilenser i pastër , kohëzgjatja e asnjë lloj pune nuk siguron ndonjë garanci. Njëherazi shpesh nuk keni zëvendësim nga ndonjë koleg tjetër”, shpjegon frilenseri tjetër. Nga ana tjetër, në Maqedoninë e Veriut me ndryshimet e fundit ligjore, të ardhurat e frilenserave po tatimoren me shkallën progresive që do të thotë se kush fiton më shumë edhe paguan më shumë, andaj ata kërkojnë mënyra të ndryshme që të ardhurat të mos iu paguhen përmes bankave vendore.
Sipas ligjit për të ardhura personale, nuk ekziston ndonjë lloj i të ardhurave që ka të bëjë me të ardhurat që realizohen përmes platformave digjitale, ndërsa në bazë të mënyrës së shërbimit të kontraktuar, të ardhura do të klasifikohen në bazë të llojeve të të ardhurave që definohen me Ligjin për tatim në të ardhurat personale. Prej vitit 2018, të ardhurat nga shërbimet digjitale po tatimohen sipas tatimit progresiv, apo 90 mijë denarë deri me 10 për qind, ndërsa dallimi me shkallën prej 18 për qind.
“Rritja e tatimit bën që të rinjtë kërkojnë mënyra që të hollat ti pranojnë në bankat në shtetet fqinje dhe pastaj ato ti bartin në vend pa paguar tatim tek ne”, thotë eksperti Pavle Gaçov.
Ndryshe, fjala angleze në origjinal nënkupton “Kalorësin e lirë”, apo kalorësi që është I pavarur dhe nuk është lidhur për ndonjë pronar por lufton për pagë. Kjo mund të përshkruajë edhe për përshkrimin e frilenserit modern që nuk është lidhur për ndonjë pronar të firmës apo për ndonjë kompani , por ofron shërbimet e tij për një periudhë të caktuar, dhe pastaj vazhdon të punojë për punëdhënës të tjerë apo në projekte të tjera. (koha.mk)