Puna e Presidentit nuk është për gra, thotë Duterte

29

Lideri filipinas, Rodrigo Duterte deklaroi se puna e presidentit nuk është për gratë për shkak të ndryshimeve të tyre emocionale me burrat.

Ai kështu hodhi poshtë spekulimet se vajza e tij do ta pasonte atë vitin e ardhshëm.

“Vajza ime nuk do të kandidojë për Presidente. Unë i thashë asaj të mos e bëjë, sepse nuk dua që edhe ajo të kalojë në gjërat që po kaloj unë”, tha ai.

“Kjo punë nuk është për gratë, sepse ju e dini që gratë kanë emocione të ndryshme në krahasim me burrat. Kjo punë ju bën budalla”, shtoi ai.

Sipas CNN, Duterte, 75 vjeç, është i njohur për komentet që shpesh konsiderohen ofenduese, seksiste dhe mizogjene, por zyra e tij zakonisht i quan vërejtjet e tij shaka të padëmshme.

Vajza e tij Sara Duterte-Carpio, 42, e cila e pasoi atë si kryebashkiak i Davao City, ishte në ballë të një sondazhi të fundit që i kërkoi publikut të zgjidhte një kandidat të dëshirueshëm nga një listë e kandidatëve të mundshëm për zgjedhjet e 2022.

Dy gra të tjera, zv.Presidentja Lenny Robredo dhe Senatorja Grace Poe janë dy kandidate hipotetike, shton CNN.