Për dikë mund të jetë punë e ëndrrave, për dikë tjetër jo. Por paga shumë e lartë sigurisht që është një ëndërr për të gjithë. 100 dollarë për çdo orë pune. Po flasim për propozimin e restorantit Mutts Canine Cantina, në Teksas, që pas hapjes së një dege në Dallas do të hapë një të dytë në Fort Worth dhe po kërkon një bashkëpunëtor të ri.
Çfarë duhet të bëni, që të merrni këtë shumë të konsiderueshme parash? Shumë e thjeshtë: ndërsa klientët e restorantit janë në darkë, ju duhet të argëtoni qentë e konsumatorëve dhe të kujdesen për ata. Restoranti është në fakt një ambient shumë miqësor për qentë dhe këtë e tregon edhe emri që ka. Gjithashtu restoranti posedon një bar dhe park për qentë.
Njoftimi është bërë nga Mutts Canine Cantina në Instagram, ku mori me mijëra klikime dhe komente. “Na tregoni aftësitë tuaja në kujdesin ndaj kafshëve! – shkruan – Posto një foto ose një video deri më 12 nëntor që të na tregoni se çfarë mund të bëni, tagging @muttscantina dhe duke përdorur hashtag #muttspuptern dhe ju do të keni mundësi të bëheni Pupterni ynë, me një pagë prej 100 dollarësh në orë për t’u kujdesur për kafshët në vendin tonë të ri “, shkruhet në njoftimin e bërë në Instagram.