Kjo është 25-vjeçarja Emily Nikols, puna e së cilës shumë persona i ka habitur. Ajo është e martuar dhe nënë e një vajze të vogël, por për të mbajtur familjen së bashku me bashkëshortin, i duhet të punojë. Një punë me të cilën ajo nxjerr mjaft të ardhura, është ajo e pastrueses, por jo si të gjitha pastrueset që jemi mësuar të shohim. Ajo pastron shtëpitë e meshkujve e zhveshur, dhe për këtë paguhet 45 paund në orë. Emily tregon se kjo punë nuk ka asgjë ndryshe, është si të gjitha punët normale. Gjithashtu ajo shton se meshkujt për të cilët ka punuar deri më tani, kanë qenë tepër të sjellshëm dhe asnjëri prej tyre nuk e ka ngacmuar seksualisht.