SHBA-të fituan 4-0 ndaj Guyana në ndeshjet e vlefshme për Gold Cup, që zhvillohen mes vendeve të Amerikës Qendrore dhe të Veriut. Arriola shënoi në pjesën e parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte Boyd që dyfishoi shifrat. Për të shënuar golin e tretë u desh fytyra e Zardes, të cilit aksidentalisht iu përplas një top, që shkoi drejt e në rrjetë.
Sometimes luck needs to be on your side @gyasinho 😎 @USMNT now leads Guyana 3-0 in St. Paul! #USAvGUY #ThisIsOurs #GoldCup2019 pic.twitter.com/0iMfeKVsbp
— Gold Cup (@GoldCup) June 19, 2019
Në fund ishte sërish Boyd që shënoi golin e katërt dhe të dytin personal, duke i dhënë fitoren e parë SHBA-ve në këtë kompeticion. Për 63 minuta luajti edhe lojtari i Chelsea, Christian Pulisic, i cili më shumë u dallua për një driblim ndaj kundërshtarit. Me një lëvizje teknike arriti të lërë në vend mbrojtësin përballë tij.
.@10Ronaldinho ? 🤔
No, @cpulisic_10 😎 @USMNT #ThisIsOurs #EstoEsNuestro #GoldCup2019 pic.twitter.com/Bj9I4eUzzc
— Gold Cup (@GoldCup) June 19, 2019