Pulat, më të zgjuara se mendohej

Një hulumtim në lidhje me psikologjinë, sjelljet dhe emocionet e kafshës shtëpiake më të përhapur në botë, pulës, ka treguar se pula posedon aftësi të shumta psikologjike, të të sjellurit dhe emocionale Ndryshe nga ajo që besohet, bëhet e ditur se pulat posedojnë personalitete të dalluara dhe disa aftësi kognitive. Një hulumtim i cili është publikuar në faqen e internetit Science Daily i realizuar në SBHA në lidhje me psikologjinë, sjelljet dhe emocionet e kafshës shtëpiake më të përhapur në botë, pulës, ka treguar se pula posedon aftësi të shumta psikologjike, të të sjellurit dhe emocionale. Hulumtimi ka treguar se zogjtë e posaçelur mund të bëjnë dallimin mes sasive. Madje është vërejtur se ata kanë njohuri për radhitjen. Në një eksperiment të zhvilluar, para zogjve pesëditorë janë paraqitur dy grupe objektesh në sasi të ndryshme që zhdukeshin prapa dy perdeve. Zogjtë kanë arritur që të ndjekin perden prapa së cilës ndodhej sasia më e madhe, ndërkohë që po ashtu është vërejtur se zogjtë kanë aftësi të mbajnë mend deri në 180 sekonda trajektoren e një topi të fshehur. Hulumtuesit kanë theksuar se këtë sjellje të pulave nën kushte të njëjta e kanë hasur në shumë majmunë. Ndërkaq, hulumtimi gjithashtu ka shpalosur se pulat kanë aftësi ta kontrollojnë veten nëse është e nevojshme të pritet për një shpërblim më të mirë ushqimor.