Një pulë ka mbijetuar për një javë pasi i është këputur koka, në Tailandë. Pula është shpëtuar nga një veterinar në provincën Muaeang Tatchaburi distrikt i Ratchaburi e cila gjendet në qendër të Tailandës, i cili e ka quajtur zogun “një luftëtar i vërtet”. Në fotografi shihet pula e gjakosur aty ku gjendej më parë koka e saj . Veterinari i quajtur Supakadee Arun Thong e ka adaptuar pulën pa kokë, e ushqyer atë duke i lënë ushqimin në qafë e duke i dhënë antibiotikë.