Një zyrtar i Qeverisë spanjolle në kushte anonime ka njoftuar se presidenti i larguar i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka udhëtuar në Bruksel. Pala tjetër deri tani nuk e ka konfirmuar këtë informacion. Autoritetet e Katalonjës, në krye me Puigdemont, të premten shpallën pavarësinë e kësaj krahine në bazë të rezultateve të referendumit jokushtetues, ndërsa institucionet spanjolle të premten pezulluan autonominë e Katalonjës dhe shkarkuan nga detyra Qeverinë katalanase. Prokurori shtetëror spanjoll sot në Gjykatën nacionale dhe supreme në Madrid dorëzoi kërkesën për ngritje të aktakuzës kundër Puigdemont dhe 12 anëtarëve të qeverisë së larguar, si dhe kundër kreut të parlamentit katalanas. Krerët e Katalonjës akuzohen për rebelim dhe përvetësim të të mirave publike.