Kobe Bryant ka vdekur në një përplasje me helikopter në Kalabasas të Los Anxhelos.
Kobe po udhëtonte me të paktën 3 persona të tjerë në helikopterin e tij privat. 5 persona janë konfirmuar të vdekur. TMZ raportoi se në mesin e të vrarëve ishte edhe vajza e basketbollistit, Gianna, e njohur si Gigi, njofton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
Dëshmitarët okularë i kanë thënë mediumit në fjalë se dëgjuan motorin e helikopterit duke u djegur, përpara se të përplasej.
Në videon e publikuar nga TMZ, flakët dhe tymi mbuluan pjesën më të madhe të skenës nga rrënojat.
Shkaku zyrtar i përplasjes aktualisht është nën hetim.
https://tmzvod-a.akamaihd.net/tmz/2020-01/26/0_of6jg8a1_0_vbqjwxqr.mp4?_=1