Shpallje për anëtarë të rinj të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ) për gjashtë muajt e ardhshëm është shpallur sot në gazeta. Ky do të jetë qëndrim i përkohshëm i Komisionit, sepse deri në vjeshtë pritet të hartohet legjislativa e re zgjedhore, me të cilën do të përfshihet edhe përbërja e KSHZ-së. Vendimin për publikim të shpalljes Kuvendi dje e dorëzoi në Gazetën zyrtare, ndërsa i përket zgjedhjes së kryetarit, zëvendëskryetarit dhe pesë anëtarëve të Komisionit. Shpalla zgjat tetë ditë nga dita e publikimit të Gazetës zyrtare. Pas përfundimit të shpalljes Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet të përgatisë propozim listë. Kryetari i Kuvendit i njofton partitë që kanë fituar më shumë vota në zgjedhjet e fundit në agat prej tre ditëve nga dita e pranimit të njoftimit që t’i dorëzojë propozim për anëtarë të KSHZ-së. Kryetari i përbërjes së përkohshme dhe dy anëtarët e KSHZ-së do të duhet ta delegojnë opozitën, ndërsa partitë në pushtet të propozojnë nënkryetar dhe tre anëtarë. Anëtarët e KSHZ-së do t’i zgjedh Kuvendi me dy të tretën e shumicës nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Tash për tash nuk ka informacione se kush do të jetë në përbërjen e këtij trupi të përkohshëm.