Publikohet përbërja e re e qeverisë greke

Athinë, 8 korrik – Zëdhënësi i qeverisë greke, nga Sekretariati i përgjithshëm për media e bëri të ditur përbërjen e qeverisë së Kirjakos Micotakls, i publikoi emrat e ministrave, zëvendësministrave dhe ministrave alternativë, ndërsa shef i diplomacisë greke është Nikos Dendias, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të jenë Dendias, Varviciotis Frankojanis dhe Diamataris. Shef i diplomacisë greke është Nikos Dendias, ministër alternativ i Punëve të Jashtme i angazhuar për Çështje Evropiane është Militiadis Varvaciotis, zëvendësministër i Punëve të Jashtme përgjegjës për Diplomatinë Ekonominë është Kostas Frankojanis, ndërsa zëvendës i MPJ-së për Diasporë, Andonis Diamataris.

Zëvendëskryetar i Qeverisë është Panajotis Pikramenos, i cili është ish kryetar i Gjykatës Supreme të Greqisë dhe ish kryeministër zyrtar grek, ndërsa zëdhënës qeveritar Stelios Micotakis në Demokracionë e Re.

Anëtarët e qeverisë së re greke nesër në orën 12 do të japin besimin solemn, pastaj në ministrisë do të ketë pranim-dorëzim  të funksioneve, ndërsa të mërkurën do të mbahet seanca e parë qeveritare.

Për kryetar të Parlamentit që fillon me punë më 17 korrik, Qeveria e propozon Konstantionis Tasulas.(koha.mk)