Lionel Messi njihet për karakterin e tij të qetë brenda dhe jashtë fushës. Pavarësisht nga fama, pasuria dhe lajkat që kanë ardhur në rrugën e Messit gjatë gjithë karrierës së tij të shquar, ylli argjentinas vazhdon të mbetet një nga lojtarët më modest, transmeton Periskopi. Është mjaft mbresëlënëse që Messi ka arritur të jetë kaq i qëndrueshëm gjatë 15 viteve të fundit. Për shumë njerëz po të ishin në të njëjtën pozitë, do të ishte shumë e vështirë të qëndronin kështu.
31 vjeçari është ikonë e Barcelonës, prandaj lojtarët dhe trajnerët që vijnë në ‘Camp Nou’ duhet ta mbajnë të buzëqeshur atë. Por një nga lojtarët që rrezikon të largohet nga Barcelona është mesfushori Ivan Rakitic. Kroati duhet të mësohet më shumë me lojën që e dëshiron Messi, pasi në videot e publikuara së fundmi Rakitic shihet tek kritikohet vazhdimisht nga ylli i Barçës.
https://twitter.com/twitter/statuses/1077949383335968769
https://twitter.com/twitter/statuses/1078314245777850369
https://twitter.com/twitter/statuses/1078314317563322369