Publikohen shtatë thirrje për mbështetje financiare për sektorin hotelerik dhe turistik

21

Shkup, 12 maj – Janë shpallur shtatë thirrje publike për mbështetje financiare për sektorin turistik dhe hotelerik. Thirrjet publike kanë të bëjnë me agjencitë turistike, guidat turistike, artistët e estradës, kompanitë organizatore të ngjarjeve, këndet e lojërave, pushimoret private për fëmijë, kabaretë, klubet e natës, diskotekat dhe restorantet për dasma.

Thirrjet publike janë miratuar në seancën e djeshme qeveritare, ndërsa janë pjesë e paketës së gjashtë antikrizë, në vlerë prej 17,8 milionë euro, me të cilën pritet të mbështeten rreth 10 mijë kompani të cilët punësojnë rreth 60 mijë qytetarë.

“Për të gjithë këto thirrje publike si bazë për llogaritje të mbështetjes do të ndërmerren të ardhurat mujore mesatare të realizuaera në vitin 2019. Lartësia e mbështetjes llogaritet si vlerë prej 30 për qind nga të ardhurat mujore mesatare. Në mënyrë shtesë, çdo subjekti i regjistruar aktiv do të marrë mbështetje financiare në vlerë prek 15.200 denarë për të punësuar sipas numrit të orëve efektivë të punës me prerje të tërthortë më 31.12.2020”, sqaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Te agjencitë turistike, vlera e mjeteve do të lëvizë prej 60.000 deri 300.000 denarë, ndërsa do të varet nga të ardhurat e përgjithshme të realizuara dhe numrit të të punësuarve në vitin 2019, si dhe llojin e licencës.

Ashtu që, për agjencitë turistike me licencë B e cila ka pasur të ardhura të përgjithshme deri në një milion denarë, granti do të jetë në vlerë prej 60 mijë denarë, ndërsa për agjencitë turistike me të ardhura të përgjithshme  prej një milion deri 2,5 milionë denarë, granti do të jetë 90.000 denarë. Agjencitë tusristike të cilat kanë pasur të ardhura të përgjithshme mbi 2,5 milionë denarë do të marrin grant prej 120 mijë denarë.

Te agjencitë me licencë A, ato të cilat kanë treguar të ardhura të përgjithshme  në vitin 2019 deri në një milion denarë, do të marrin grant prej 100 mijë denarë, ato të cilat kanë pasur të ardhura deri 2,5 milionë denarë, do të marrin 200 mijë denarë, derisa ato të cilat kanë ardhura mbi 2,5 milionë denarë, do të marrin grant prej 300 mijë denarë.

Përveç guidave turistike dhe artistët e estradës, të gjitha kompanitë e tjera më 31 dhjetor të vitit të kaluar kanë pasur ulje të numrit të të punësuarve në krahasim me fillimin e vitit, do të duhet të kthejnë 50 për qind të ndihmës së ndarë financiare. Nëse, megjithatë, e kanë mbajtur numrin e njëjtë të të punësuarve, do të duhet të kthejnë 20 për qind të mbështetjes financiare, ndërsa nëse e kanë rritur numrin e të punësuarve, atëherë nuk do të ketë nevojë ta kthejnë ndihmën e marrë financiare.

Lidhur me reagimin e Odës së Pavarur Hotelerike se pakoja e gjashtë e masave nuk do të përfshihen të gjithë hotelierët, Bekteshi tha se kërkesat e tyre do të shqyrtohen. Ai personalisht nuk pajtohet me vlerësimin se nuk do të përfshihen pjesa më e madhe e subjekteve të regjistruara hotelerike.

“Duke pasur parasysh se në shtetin tonë janë të regjistruar rreth 6.000 subjekte hotelerike me  aktivitet kryesor, ndërsa tashmë kemi mbi 5.000 aplikime, unë nuk mendoj se kushtet nuk janë të pranueshme për shumicën sepse interesi është shumë i madh”, tha Bekteshi.

Së shpejti pritet të gjendet zgjidhje edhe për qendrat e fitnesit dhe foto-studiot. Tashmë janë e ardhshme në seancë qeveritare, siç paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, pritet të gjendet zgjidhje edhe për këto veprimtari.

“Qendrat e fitnesit gjithsesi janë në plan dhe shpresojmë se në seancën e ardhshme qeveritare do të publikohet thirrje për aplikim për mbështetje. Do të përfshihen edhe foto-studiot”, deklaroi Zeqiri.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin 2020 është shënuar rënie të numrit të turistëve të huaj për madje 84,4 për qind, derisa te turistët vendorë rënia është 18,3 për qind.