Shkup, 7 shtator – Ministria e Arsimit dhe Shkencës i publikoi rezultatet nga konkursi për pranimin e studentëve në studimet deridiplomike në konviktet studentore dhe objektet tjera për akomodim në vitin studimor 2019/2020 për qytetin e Shkupit.
Në kumtesën në ueb faqe e MASH është potencuar se pas publikimit të rezultateve, studentët kanë të drejtë për ankesë në afat prej pesë ditëve, (nga dita e publikimit të rezultateve) e cila parashtrohen në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – me shënim deri te Komisionin për konviktet për studentë në qytetin e Shkupit.
Potencojnë se në pajtim me Konkursin e publikuar për pranimin e studentëve të regjistruar në studimet deridiplomike në konviktet shtetërore për studentë dhe objekte të tjera për akomodim në vitin 2019/2020, akomodimi në konviktin studentorë “Goce Dellçev” në Shkup do të bëhet vetëm në blloqet e rinovuar A dhe B.
Rezultatet pas ankesave, do të publikohen në internet faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës më 23 shtator. (koha.mk)