Janë publikuar fotografitë e orës së mençur më të re të Samsungut, Galaxy Watch Active 2. Ato shfaqin këtë orë në dy madhësi e me ngjyra të ndryshme.
Falë të famshmit Evan Blass, fotografitë po ashtu shfaqin një pamje më të afërt të kësaj ore dhe nga ajo çfarë mund të shohim, këtu Galaxy Watch Active 2 vjen me nga tri ngjyra për secilën madhësi, shkruan gsmarena, transmeton Koha.net. Po ashtu, vetëm ora me madhësi të vogël (40 mm) është fotografuar me rripat nga lëkura (dhe vetëm me rripat prej lëkure) ndërsa modeli prej 44 mm është fotografuar me rripat nga silikoni i butë (por jo lëkurë).