Është publikuar një album deri më tani i paparë i Adolf Hitlerit që ishte gjetur në dhomën e gjumit të gruas së tij, Eva Braun. Në këto fotografi që janë publikuar për herë të parë pas 72 viteve, shihet diktatori nazist dhe ithtarët e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton Klan Kosova. Dy prej fotografive e shfaqin Hitlerin duke buzëqeshur përpara një turme të fëmijëve të cilët e përshëndesin atë. Ky fotoalbum ishte suvenir për fotografin britanik që hyri në bunkerin e Hitlerit në Berlin, disa javë pasi diktatori dhe gruaja e tij kryen vetëvrasje.