Shkrimtari e publicisti Veton Surroi me një postim në Facebook ka reaguar ndaj publikimit të fotografisë së përdhunimit që deputetja e PDK-së Flora Brovina e bëri sot gjatë punimeve të seancës së Kuvendit të Kosovës kushtuar krimeve të luftës bërë nga forcat serbe në Kosovë, transmeton Koha Ditore.
Brovina do të dëshmojë për krimet serbe me një foto ku shihet një grua duke u dhunuar, ajo është ende gjallë
Publikimin e kësaj fotoje Surroi e ka quajtur pornografi publike. Publikimi i një akti seksual për përfitim parash quhet pornografi. Publikimi i një akti seksual për përfitim politik quhet pornografi politike. Publikimi i një dhunimi quhet perverzion. Në këso rasti, politik.