Rita Ora ka publikuar më në fund albumin e saj të dytë.
Pas shumë pengesave, problemeve të mëdha e disa vjetëve punë, Rita Ora më në fund ka publikuar albumin e saj të dytë të shumëpritur.
‘Phoenix’ ka sjellë një Ritë tjetër, shumë të pjekur si personalisht ashtu edhe muzikalisht, sidomos për dallim nga albumi i saj i parë, ‘Ora’.