Në Shkup sot do të promovohet publikim me analizë për gjendjen aktuale me punësimin dhe pjesëmarrjen në tregun e punës të të rinjve të moshës 18-29 vjeçare, shfrytëzues të ndihmës sociale ose që jetojnë në familje shfrytëzuese të ndihmës sociale. Publikimin “Analizë studimore të nevojave: inkuadrim social i grupeve të ndjeshme përmes krijimit të mundësive të barabarta për qasje në tregun e punës” do ta promovojë Koalicioni i organizatave rinore TANI.
Dokumenti është pjesë e projektit Përmirësimi i inkluzionit social përmes përforcimit të punësimit “Dera e hapur – për të rinjtë nga të rinjtë” nga skema e dytë e grantit nga komponenta IPA 4 me dedikim specifik për inkluzion social. Qëllimi i projektit është të lehtësohet përfshirja sociale e grupeve të rrezikuara të njerëzve të rinj përmes krijimit të mundësive të barabarta për qasje deri te tregu i punës dhe përmirësimit të punësimit të tyre përmes ndërtimit të shkathtësiëve që të përfshihen në tregun e punës dhe integrimit të tyre të tërësishëm në shoqëri.