Qeveria e Republikës së Maqedonisë e lëshoi publikimin “Fjalë është fjalë – 100 ditë Qeveri për qytetarët!” në të cilën janë grumbulluar rezultatet nga 100 ditët e para të punës së përbërjes së re qeveritare.
“Publikimi “Fjalë është fjalë – 100 ditë Qeveri për qytetarët!” është llogaridhënie e qeverisë së re reformuese, dhe e shumon punën e të gjitha ministrive individualisht në 100 ditët e para të punës së përbërjes së re qeveritare, në frymën e angazhimeve themelore të Qeverisë, për transparencë dhe llogaridhënie para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, porositën nga Qeveria.
Rezultatet, theksojnë, janë arritur pas një situate jashtëzakonisht të komplikuar krize në vendin tonë.
“Me Qeverinë e re, Republika e Maqedonisë ka filluar erë të re të një ambienti plotësisht të ri politik në të cilin dominojnë transparenca, përgjegjësia, llogaridhënia dhe politikat e urta në interes të qytetarëve në periudhën parazgjedhore, premtime për shkak të të cilave qytetarët e kanë zgjedhur këtë Qeveri që ta formojë të ardhmen çfarë u nevojitet atyre, para se gjithash të rinjve në vend”, kumtoi Qeveria.
Masat për kursim, të cilat Qeveria i ka ndërmarrë me ribalancin është buxheti, thuhet në kumtesën, tashmë tregojnë fluks të rritur të mjeteve të buxhetit.
“Në mënyrën e llogaridhënies dhe transparencës, janë deklasifikuar të gjitha dokumentet e klasifikuara deri më tani, që kanë të bëjnë me shpenzimet e privilegjuara të parave të popullit, ndërsa në drejtim të angazhimeve për kthim të parave ndaj qytetarëve dhe ekonomisë, janë plotësuar edhe angazhimet konkrete nga Plani aksional 3-6-9, si pezullim i taksës radiodifuzive, rritje e rrogës minimale, vendosje e tarifës së re të energjisë elektrike për amvisëritë dhe janë barazuar kushtet për investim të investuesve të huaj dhe vendorë”, precizojnë nga Qeveria.
Aktivitetet e deritanishme, theksojnë, kanë rezultuar me shumë reforma, propozim-ligje, reforma sistematike në sferën e punës së çdo ministrie në veçanti, si pjesë e imazhit të madh për punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.