Publicisti nga Kosova, Valon Syla, e ka quajtur vendim populist me karakter elektorat vendosjen e bllokadës tregtare ndaj Maqedonisë së Veriut nga ministri Shala, transmeton Gazeta Metro.
Syla ka thënë se vendime të tilla nga subjekte politike si NISMA, që ka një përfaqësim prej vetëm 5 % dhe AAK’ja me vetëm 10% të elektoratit, merren vetëm nga autoritete absolute.
“Një Nismë me 5 %, dhe një AAK me 10%, nuk munden me marrë vendime si me qenë Pashallarë të Kosovës apo një autoritet absolut politik, apo si po përdoret tash me frazën 100%.”
Tutje Syla ka thënë së vendimet e tilla janë puro populist dhe nuk mund të mirret nga një Qeveri në Dorëheqje si kjo e Haradinajt II, dhe kurrsesi pa konsensus të partive më të mëdha dhe më të pjekura politike.
“Vendimi për bllokadën tregtare ndaj Maqedonisë Veriore është populist me karakter elektoral, dhe nuk mund të mirret nga një Qeveri në Dorëheqje si kjo e Haradinajt II, dhe kurrsesi pa konsensus të partive më të mëdha dhe më të pjekura politike. Fatkeqësisht, Politika Kosovare ka hyrë në një fazë të lëkundjes së arsyes apo të shëndetit politik dhe po e dëmton seriozisht Kosovën, si në aspektin e mbrendhsëm, ashtu edhe në atë të jashtëm dhe të pozicionit diplomatik. Shteti dhe Diplomacia e saj, si dhe marrëdhëniet me jashtë nuk mund të rrezikohen nga një grusht vota, apo lika në Facebook. Këtë e bëri Endrit Shala me vendimin e fundit për bllokadë tregatre me fqiun tonë Maqedoninë Veriore.” ka shkruar Syla në facebook./gazetametro.net