Shkup, 28 maj – Prokuroria Themelore Publike Tetovë përmes një kumtese informon se gjatë përgatitjes të Propozimit të veçantë për Aktakuzën dhe Propozimin akuzues për personat të përfshirë në ngjarjen e armatosur në Reçicë të Vogël, është bërë lëshim i paqëllimtë teknik.
Siç theksojnë, në propozimin të dërguar deri te gjykata adekuate qëndron se prokurori publik, i cili punon në lëndën ka propozuar masë paraburgimi “deri në shpalljen e dënimit” për një pjesë të personave të përfshirë me aktakuzën.
“Theksojmë se bëhet fjalë për mbikëqyrje dhe gabim teknik, i cili menjëherë është përmirësuar dhe Aktakuza dhe Propozimi akuzues të korrigjuara janë dërguar deri te gjykata adekuate. Në pajtim me këtë, është bërë përmirësim i informacionit për aktakuzat e ngritura, të dorëzuara deri te mediat”, theksojnë nga PTHP Tetovë.
Në informatën e korrigjuar të publikuar në ueb faqen e Prokurorisë Publike të RM-së, qëndron “Prokurori adekuat deri te Gjykata Themelore Tetovë propozoi tre të akuzuarve të cilët janë privuar nga liria, si dhe një të akuzuar i cili edhe më tutje është në arrati, tu vazhdohet paraburgimi”. (linku i njoftimit http://jorm.gov.mk/?
Njëherit, nga PTHP Tetovë potencojnë se lëshimi teknik i bërë nuk e dëmton vijimin e procedurës së mëtutjeshme.