Shkup, 14 korrik – Përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Shkup, përmes Byrosë për luftë ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe për zbatimin e ligjeve pranë Departamentit amerikan të shtetit dhuruan laptopë Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, informojnë nga Prokuroria publike. Prej atje shtojnë se donacioni është dedikuar për nevojat e qendrës hetuese në prokurori dhe lehtësim të punës së saj në terren në kohë të pandemisë me KOVID-19.
Prokurorja Villma Ruskoska përzemërsisht duke u falënderuar për donacionin theksoi se nevoja nga pajisje të reja bashkëkohore teknologjike për zbatimin e veprimeve hetuese çdoherë është e nevojshme, veçanërisht nëse merret parasysh se prokuroria duhet të jetë disa hapa para personave të cilët i ndjek.
“Jam e bindur se hetuesit dhe prokurorët maksimalisht do ta shfrytëzojnë përfitimin nga pajisja e marrë dhe në mënyrë efikase dhe efektive do t’i zbatojnë kompetencat e tyre në përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi Ruskoska.