Shkup, 3 janar – Vdekja e mjekes Elka Masin, ka ardhur si pasojë e vetëvrasjes, thonë nga Prokuroria Themelore Publike në Nova TV. Hetimet kanë treguar se mbi trupin që u gjet pa jetë në Kapishtec të Shkupit, nuk ka shenja të dhunës. Me këtë edhe përfundojnë hetimet, ndërsa PTHP thekson se nuk ka vend për intervenimin e Prokurorisë. Nga PTHP thonë se pas hetimeve të kryera në vendin e ngjarjes dhe pas urdhrit të prokurorit publik janë kryer ekspertizat e nevojshme. Mjekja e njohur dhe profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë u gjet e vdekur më 9 maj në shtëpinë e saj, me lëndime nga thika.