Gjatë ditës së djeshme në rrugën prej vendpushimit Bunec në drejtim të Mavrovës çiklisti britanik është takuar dhe sulmuar nga tre persona të panjohur. Prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore publike – Gostivar ka marrë deklaratë nga i dëmtuari dhe ka shqiptuar një sërë urdhërash në drejtim të zbardhjes së rastit. Sipas dëshmisë së dhënë të të dëmtuarit, personat e kanë lidhur dhe e kanë futur në makinë dhe njëkohësisht i kanë marrë kartelat pagesore që ka poseduar. Duke shfrytëzuar momentin derisa ishte vet vetëm me njërin prej sulmuesve, shtetasi britanik është liruar dhe sulmuesin e ka goditur disa herë me thikë të cilën e kishte patur me vete. Pasi ka ikur në pyllin afër, përmes rrjeteve sociale ai ka alarmuar prindërit dhe shokët. Ata janë lajmëruar në policinë britanike, e cila përmes Ambasadës britanike në Shkup kanë informuar SP Gostivar, pas çka menjëherë është ngritur iniciativë për të gjetur çiklistin. I dëmtuari është gjetur në afërsi të gurëthyesit Pellagonia sot në orët e hershme të mëngjesit. Prokuroria publike themelore – Gostivar koordinon kërkim intensiv të sulmuesve.