Një prokuror kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për shkeljen e krimit të organizuar dhe korrupsionit deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup ka parashtruar propozim për caktimin e masave për sigurimin e pranisë së pesë të dyshuarve për tregti me drogë. Ashtu siç informon PTHP, propozimi është parashtruar për shkak të ekzistimit të bazave ligjore, si dhe për shkak të shmangies së pengesave për udhëheqje të procedurës penale.
“Prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dhënë Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër pesë personave për veprat e bëra penale “prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore”, për shkak të dyshimit të krijuar se si grup i organizuar në mënyrë të paautorizuar kanë mbajtur dhe shitur droga narkotike – kokainë, është gjetur te një pjesë e tyre gjatë kontrolleve personale dhe bastisjeve në shtëpitë e tyre”, citohet në kumtesën e PTHP-së.
Prej atje potencojnë se te dy të dyshuar është gjetur edhe lloj i ndryshëm i municionit që në mënyrë të paautorizuar e kanë mbajtur, për shkak të së cilës kundër tyre udhëhiqet procedurë edhe për vepër penale të bërë “përpunim të palejuar, mbajtje dhe tregtim me armë ose materie shpërthyese”, nga neni 396 i Kodit Penal.
Pas veprimeve të ndërmarra hetuese gjatë muajve të fundit, për të gjithë të dyshuarit janë siguruar materiale dhe dëshmi tjera në bazë të të cilave themelohet dyshimi bazë për veprat penale të bëra, thuhet në kumtesën e PTHP-së.