Sipas raportimeve më të fundit, Alvaro Morata është shndërruar në objektivin e bujshëm të Paris Sen-Zhermen, për merkaton e verës së ardhshme. Sulmuesi spanjoll u bashkua me Çellsin vetëm në verën e kaluar, kur u transferua nga Real Madridi. Por, pas një starti të shkëlqyer të jetës në “Stamford Bridge”, ish-lojtari i “Los Blancos” ka vuajtur një formë të keqe.
Në vijim, një llogari serioze dhe e respektuar lajmesh sportive në “Twitter” ka pretenduar se gjiganti i Ligue 1 është gati të realizojë transaksionin që do të transferonte spanjollin në kryeqytetin francez. Reparti sulmues në “Parc des Princes” është tashmë i konsoliduar. Edinson Kavani së fundmi u shndërrua në golashënuesin më të madh të të gjitha kohërave të klubit të PSZH. Ndërkohë, verën e fundit, klubi francez vendosi rekordin botëror në transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit botëror, duke blerë Nejmar nga Barcelona për shumën 198 milionë euro. Madje, PSZH realizoi në verë edhe huazimin e Kylian Mbappe me të drejtë blerje, që do të aplikohet në verën e ardhshme.
Por, sikur këto të mos mjaftonin, parisienët janë gati të përforcojnë edhe më shumë vijën e tyre të sulmit. “Paris United” pretendon se drejtori sportiv i PSZH, Antero Henrike e ka evidentuar Moratan si një prej objektivave të tij kryesorë për merkaton e verës. Nuk është përmendur asnjë shumë, por do të kërkonte një ofertë të majme për të bindur londinezët që të shesin yllin e paguar plot £60milionë vetëm gjashtë muaj më parë.