Mediat franceze raportojnë se Paris Sen Zhermen po mendon për merkaton në dalje, të futbollistëve, në muajin janar. Klubi kryeqytetas ka një organikë të tejmbushur me yje, shumica e të cilëve ngrohin stolin dhe nga ana tjetër ka nevojë për para, për të rregulluar bilancin e rënduar nga afrimi i Nejmarit. Kështu, drejtuesit e klubit kanë vendosur të largojnë 4 nga futbollistët aktualë, për të përfituar sa më shumë ekonomikisht, por edhe për t’u shkarkuar nga pagat e tyre marramendëse.
Me valixhe në duar janë Angel Di Maria, Havier Pastore, Hattem Ben Arfa dhe Lukas Moura. Për Di Marian ka një interes konkret nga Barcelona, që kërkon ta marrë në “Cam Nou”, për të zënë vendin bosh të lënë nga Nejmar, duke pasur parasysh që argjentinasi është i aftë të luajë në të 2 krahët e sulmit. Edhe Pastore ka shumë kërkesa, ku më interesantja dhe e gjithë-pranuara, është ajo e Interit në Serinë A, ndërsa Lukas Moura pritet të rikthehet në Brazil.