Paris Sen Zhermeni do të shqyrtojë seriozisht një operacion, që do të ndikonte drejtpërdrejt te Barcelona dhe kolaterali ndaj Real Madridit. Sipas gazetës “El Pais”, një anëtar i sekretariatit teknik të ekipit francez ka bërë të ditur se javën e kaluar presidenti Nasser Al-Khelaifi i ka kërkuar që t’i ofrojë Kylian Mbappe skuadrës së Barcelonës në këmbim të parave dhe Kutinjon. Sfondi i çështjes do të ishte për të kënaqur Nejmarin, që ai të mos largohet për te Real Madridi. Sipas këtyre burimeve, “Ney” do të ishte xheloz për partnerin e tij të sulmit, ndërsa me Kutinjon ka një miqësi të madhe. Gjithmonë, sipas “El Pais”, një zë nga dhomat e zhveshjes së PSZH-së ka thënë se “frika e Nejmar është që Mbappe mund ta errësojë atë në luftën për “Topin e Artë”. Këto burime sigurojnë se për këtë shkak, Nejmar nuk e pason topin te partneri i tij i sulmit. Të njëjtën gjë bën edhe Dani Alves, një nga përgjegjësit kryesorë për ardhjen e ish-yllit të Barcelonës në ekipin francez, verën e kaluar. Barcelona nuk është i vetmi ekip që ka qenë i lidhur me këtë operacion. Mançester Siti, gjithashtu, shfaqet në informacione. Transferimi do të vlerësohej në 300 milionë euro, megjithëse azulgranat nuk do të kishin nevojë të shpenzonin aq shumë para, për të pasur edhe Kutinjo si “monedhë”.