Kilian Mbappe do të bëhet përfundimisht një lojtar i Paris Sen-Zhermenit verën e ardhshme pasi një klauzolë e çuditshme e kontratës së tij është përmbushur me sukses. PSZH tani është i detyruar të paguajë çmimin prej 180 milionë eurosh për sulmuesin pasi ka siguruar matematikisht mbijetesën në Ligue 1.
Një siguri kjo që ka ardhur pas fitores 5-2 të arritur kundër Strasburg të shtunën. 19-vjeçari është transferuar nga Monako në Paris me formulën e huazimit dhe do të mund të bëhej përfundimisht një lojtar i ekipit të Emery pasi PSZH të siguronte qëndrimin në Ligue 1 për sezonin e ardhshëm. Kështu, qershorin e ardhshëm ai do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçarë që do ta mbaj Paris deri në 2022-in. Sulmuesi ka realizuar 15 gola në 32 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet në këtë sezon dhe ka dhënë 14 asiste. Transferimi i tij te PSG do të zyrtarizohet një vit pasi klubi i Nasser Al-Khelaifi ka paguar shumën rekord prej 222 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e Nejmar.