Në këto kushte, në merkaton e janarit, do të ketë largime të bujshme nga skuadra franceze. Në vitrinë janë të gjithë: nga Di Maria te Lukas, nga Draksler te Trapp. Objektivi, i zbuluar nga media që rri pranë ekipit të Emeri, është të arkëtohen të paktën 80 milionë euro. Gjithashtu, në qershor nis projekti për të marrë një trajner të ri ku Konte dhe Alegri janë mes kandidatëve.
Sigurisht që ardhja e Nejmarit ka pasur një impakt të rëndësishëm në kushtet e shikueshmërisë. Mbi të gjitha në rrjetet sociale, me miliona ndjekës i janë shtuar skuadrës franceze dhe ka ardhur momenti të nxjerrë fitimin nga interneti. Për këtë është marrë në punë Russel Stopford, specialisti i strategjive në “Facebook” dhe “Instagram”, që më parë ka punuar te Barcelona. Punën më të madhe për furnizimin e klubit me të ardhura do ta ketë drejtori sportiv, Antero Henrike, i cili ka nxjerrë në vitrinën e shitjeve disa futbollistë të shkëlqyer. Duke nisur nga sulmuesi anësor Lukas, tanimë i gozhduar në stol, me pak hapësira në kampionat dhe që nuk ka luajtur në Çampions Ligë, pikërisht për të mos ia ulur vlerën në janar. Braziliani refuzoi Monakon në verën e kaluar, por tanimë është e sigurt që do të lëvizë nga “Parc des Princes”.
Di Maria, që kërkohej nga Barcelona në gusht, bën ende pjesë në planet e trajnerit Emeri dhe ka luajtur në Çampions, por nuk është titullar, kësisoj menaxheri i tij Jorge Mendes ka nisur punën për ta çuar në Kinë ose në Spanjë.
Ndërkohë, Bajern Munih interesohet për Draksler, tanimë në detyruar të luajë edhe në mbrojte për të marrë disa minuta. Megjithatë, në Bavari i ofrojnë mundësinë për të qenë pasardhësi i Riberi. Në Bundesliga mund të kthehet edhe portieri Trapp, tanimë rezervë e Areola. Në qershor do të bëhet edhe bilanci i trajneri Unay Emery. Basku, pasi ka humbur kampionatin në sezonin e kaluar dhe u eliminua nga Barcelona në Çampions Ligë, nuk mund të bëj më hapa fals. Vetëm titulli kampion dhe arritja në finalen e Çampions Ligës në këtë sezon mund të jenë garanci për rinovimin, përndryshe PSZH do ta mbyllë kontratën në vit para kohe me Emeri dhe do të kërkojë një trajner të ri.