PSV godet në merkato, firmos me Hazard

Thorgan Hazard është lojtari më i ri i PSV Eindhoven.

29-vjeçari belg largohet nga Bundesliga ku mbërriti në vitin 2014, duke veshur fanellën e Borussia Monchengladbach për pesë vjet, përpara se të transferohej te Borussia Dortmund.

Këtë sezon ai vuajti mungesën e minutave, me 21 paraqitje nga të cilat vetëm 6 si titullar.

Advertisements

Klubi holandez ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e lojtarit, i cili vjen në formë huazimi deri në fund të sezonit.