PSP varrosi shpresën për drejtësi

Shkup, 16 korrik – Prokuroria për krim të organizuar duhet të ketë qasje më serioze ndaj hetimeve që i zhvillon ndaj prokurores speciale Katica Janeva, e përfolur si e përfshirë në rastin “Zhvatje”. Avokati Zvonko Davidoviq, duke i komentuar zhvillimet e fundit në gjyqësor, për gazetën KOHA thotë se nëse vërtetohen spekulimet që fliten në opinion se Katica Janeva është e përfshirë në një ngjarje zhvatje, atëherë kuptohet se autoriteti i PSP-së ka pësuar rëndë.
“Prokuroria për krim të organizuar pavarësisht se thirret në prezumimin e pafajësisë, duhet të jap detaje me qëllim që mos të ketë spekulime. Për shkak se bëhet fjalë për një çështje tejet serioze, gjegjësisht në pyetje është një organ i cili u formua për shkak të mos funksionimit të prokurorisë së rregullt dhe i cili kishte besueshmëri të lartë në shtet. Çdo spekulim është i dëmshëm. Më e mirë do të ishe që përmes një njoftimi të sqarohet e gjithë ngjarja. Tani, nëse spekulimet vërtetohen për çfarëdo lloj përfshirje të prokurores Katica Janeva apo ndonjërit të ekipit të saj nga PSP, nënkupton se reputacioni i kësaj prokurorie tepër ka pësuar”, thotë avokati Davidoviq.
Akuzat për zhvatje dhe shantazh ndaj afaristit Orce Kamçev, i akuzuar në rastin “Perendaroia” që flitet se i kanë bërë Katica Janeva dhe Lile Stefanova, përmes Bojan Jovanovskit (Boki 13) dhe Zoran Milevskit, pritet të reflektojnë edhe mbi lëndët tjera që i përfaqëson Prokuroria Speciale Publike… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)