Prokuroria Speciale Publike (PSP) sot e tërhoqi Kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë (PPRM) drejtuar Gjykatës Supreme të RM-së për paraburgimin e Sead Koçan, i dyshuar i parë në rastin “Trust” të PSP-së.
“Unë si prokurore publike jam jashtëzakonisht kompetente të veproj rreth lëndëve lidhur dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së komunikimeve në të gjitha instancat gjyqësore. Për këtë shkak sot me parashtresë drejtuar Gjykatës Supreme të RM-së e tërhoqa Kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë parashtruar nga Prokuroria publike e RM-së”, thotë në kumtesën e sotme prokurorja speciale publike, Katica Janeva.
Prokuroria Publike e RM-së pardje ka parashtruar Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë drejtuar Gjykatës supreme të RM-së me të xilën kërkon heqje të vendimit të Gjykatës themelore Shkup 1 dhe të Gjykatës së Apelit Shkup për caktim të paraburgimit të Sead Koçanit.