Shkup, 12 qershor – Minimum 15-të akuza të reja deri në fund të këtij muaji pritet të ngritën nga Prokuroria Speciale Publike. Arsyeja se pse pikërisht në këtë periudhë paralajmërohet ngritja e këtyre akuzave lidhet ngushte me përfundimin e afatit ligjore prej 18-të muajve për ngritjen e aktakuzave. Brenda kësaj jave siç raportojnë mediat pritet të ngritën aktakuza për rastin e blerjes së “Mercedesit”-zyrtar, i cili kapë vlerën e rreth 600 mijë eurove. Krahas akuzave për blerjen e kësaj veture deri me 30 qershor PSP-ja duhet të ngrit aktakuza edhe për rastin “Tortura”, “TNT”, dhe “Titanik”. Pas dorëzimit të këtyre akuzave pason periudhë e shqyrtimit dhe pranimit nga ana e Gjykatës Penale të Shkupit, e cila në rast të aprovimit të tyre nënkupton se gjatë periudhës që vijon në bankën e të akuzuarve do të ulen funksionarët më të lartë të VMRO-DPMNE-së. Të gjitha akuzat e paralajmëruara nga PSP-ja burojnë nga materialet e përgjimeve të jashtëligjshme, gjegjësisht dy funksionar të lartë nga Qeveria e kaluar, dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare gjatë blerjes së veturës zyrtare “Mercedes”. Po ashtu në rastin “Tenk”, si të dyshuar hetohen dy persona, të cilët gjatë furnizimit me materiale e kanë favorizuar vetëm një kompani e cila më vonë edhe e ka fituar tenderin. Ndryshe gjatë ditës së hënë në zyrat e PSP-së kanë vazhduar të paraqiten zyrtar të lartë VMRO-DPMNE-së, si të dyshuar për rastin “Talir”, pasi paraprakisht javën e kaluar dëshminë e tyre e dhanë një pjesë e eshalonit të parë të kësaj partie. Të gjithë persona, gjithsej 14 në numër nga PSP-ja, dyshohet se në mënyrë të jashtëligjshme e kanë financuar partinë politike VMRO-DPMNE. Në mesin e shumë aktakuzave që pritet të ngritën së shpejti, para Gjykatës Penale të Shkupit, po ashtu thuhet se do të ngritët aktakuza për rastin “Target”. Kjo lëndë të cilët PSP-ja e publikoj muaj më parë kryesisht lidhet me procesin e përgjimeve të jashtëligjshme në të cilën sic thanë prokurorët special i ka përfshirë mbin 20 mijë qytetar. Gjatë periudhës vjetore 2008-2015-të, duke ju referuar deklaratave të PSP-së, thuhet se janë përgjuar një numër i konsiderueshëm i afaristëve, gazetarëve, politikanëve, drejtorëve, mjekëve, aktorëve, përfaqësitë diplomatike e kështu me radhë. (koha.mk)