Prokuroria speciale publike (PSP) në elaborimin e sotëm për paraburgimin e ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Kiril Bozhinovski për rastin “Titanik”, thekson se rreziku nga arratisja e tyre u konstatua nga Këshilli penal që më 2 korrik të vitit 2017.
“Nga Prokuroria Speciale Publike në lidhje me vendimin e Këshillit Penalë të Gjykatës Themelore Shkup 1 thanë se masa e cila ju ka caktuar paraburgim të pandehurve Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieskit, në kuadër të lëndës së ‘Titanik’, është për shkaqe të rrezikut për të ikur nga vendi”, thuhet në kumtesën PSP-së.
Me propozimin e Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave kriminale të lidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1, duke marrë parasysh informatat se të akuzuarit kanë planifikuar të ikin në rrethana të tilla që tregojnë rrezik bazë për arratisjen e tyre, është konstatuar se objektivat e masave për sigurimin e pranisë së dy të akuzuarve në këtë procedurë nuk mund të arrihet nga masat e mëparshme të caktuara, nga të cilat rrjedhin arsyet për caktimin e masës së paraburgimit të të dy personave, si një masë e nevojshme për mbarëvajtjen e procedurës penale dhe për të siguruar praninë e tyre, sqarojnë nga Prokuroria Speciale Publike.